Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK: Të krijohen mekanizma ligjor për pensionimin e punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda

SBASHK-u përmes një komunikate për media i është drejtuar MASHTI-it dhe institucioneve të Kosovës nga të cilat kërkon krijimin e mekanizmave ligjorë për pensionimin para kohe të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda. “Nëse institucionet do ta kundërshtonin e pengonin përpjekjen e MASHT për një ligj lidhur me uljen e moshës së pensionimit për të gjithë të punësuarit në Arsimin Parauniversitar me arsyetimin se  do të jetë numër i madh i atyre që vullnetarisht do ta shfrytëzonin këtë të drejtë  dhe se kërkohen shumë mjete buxhetore , atëherë Ministria e Arsimit do të duhej  që të krijonte mekanizma ligjor për pensionimin që tani të  punëtorëve arsimor me sëmundje të rënda”, thuhet në komunikatë. SBASHK-u këtë çështje e ka ngritur vazhdimisht në shumë takime dhe nuk beson se institucionet e as ndonjë individ do ta kundërshtonte pensionimin e parakohshëm të punëtorëve arsimorë me sëmundje të rënda, pasi numri i tyre nuk është i madh.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …