Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u ka deklaruar sërish se kundërshton vlerësimin me shkrim të mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka deklaruar sërish se kundërshton vlerësimin me shkrim të mësimdhënësve. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se zgjidhja e vetme për të ngritur cilësinë në arsim është të forcohet divizioni i inspektorëve profesionalë, të cilët do të shkonin në shkollë dhe do të monitoronin mësimdhënësit gjatë procesit mësimor. Ai ka theksuar më tutje se mësimdhënësit pranohen me konkurse të hapura dhe aty dëshmojnë se janë të aftë për punë.“Konsiderojmë që kjo është zgjidhje e vetme, ngase inspektorët profesional do të shihnin nga afër punën që bënë mësimdhënësi, do të shihnin edhe mangësitë eventuale, do t’i thuhej dhe këshillonte mësimdhënësin se si ti tejkaloj dobësitë eventuale që i ka pa qëllimin e tij, sepse ne mësimdhënësit mundohemi të punojmë por mundemi nganjëherë të gabojmë në ndonjë etapë të orës, ka theksuar, Rrahman Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …