Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jashari, ka reaguar kundër Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje me dështimin, për të siguruar librat për nxënësit. “Kur u deklarova publikisht se viti shkollor 2023/2024 do të fillojë pa greva dhe se prindërit dhe qytetarët do të gëzohen, por jo edhe Kryeministri Kurti e Ministrja Nagavci, disa ushtarë në rrjete sociale dolën me atë fjalorin e tyre të ulët ndaj meje. Por, kjo çështja e teksteve shkollore dhe mungesa e tyre e tregoi se unë kam pasur të drejtë, ka thënë Jasharaj në një komunikatë drejtuar mediave. Ai ka përmendur, gjendjen e rëndë ekonomike, në shumë familje, si faktor tejet të rëndësishëm, e që është tregues se librat nuk do të jenë të garantuara për nxënësit.
 
		 Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				
 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					