Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK-u kërcënon me grevë në shtator nëse nuk plotësohen kërkesat e Sindikatës

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, thotë se  mësimi në shtator do të fillojë sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit, por nëse në ditët e para nuk ka vullnet për ndryshimin e Projektligjit për Pagat si dhe nëse nuk miratohet shpejt projektligji që ua njeh kontributin mësimdhënësve të viteve të 90-ta, greva do të jetë e pashmangshme. Njohësit e çështjeve arsimore kanë deklaruar se SBASHK-u po e tepron me kërkesa, pasi pagë më të mirë mujore nuk marrin as mësimdhënësit në Shqipëri e Maqedoni. Mirëpo, këtë e kundërshton kryetari i SBASHK-ut. Sipas tij, në Projektligjin e Pagave mësimdhënësit janë renditur shumë poshtë krahasuar me kualifikimin e lartë që ata e kanë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …