Brickos

Mësimdhënia e gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në shkollat 8-vjeçare në Turqi

SBASHK-u: Mësimi tërëditor i kushton Kosovës 66 milionë euro

SBASHK-u ka bërë një parallogaritje ku nëse të gjithë nxënësit e Kosovës do ta preferonin shkuarjen në mësimin tërëditor duhet të angazhohen edhe rreth 12.000 kuadro të reja arsimore, si dhe buxheti shtesë prej rreth 66 milionë eurosh për çdo vit.  Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka hedhur poshtë mundësinë e organizimit të mësimit tërëditor në shkollat e Kosovës. Kjo sindikatë ka vlerësuar se eksperimentet e vazhdueshme e kanë dëmtuar arsimin në Kosovën e pasluftës. Idenë e ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për arsimin tërëditor në Kosovë që të fillojë nga viti i ardhshëm në shkollat ku ka kushte SBASHK-u e konsideron si edhe një eksperiment të ri e të dëmshëm ndaj sistemit arsimor, shkruan “Zëri”.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për gazetën se bazuar në praktikat e vendeve të Evropës nuk janë mësimdhënësit e njëjtë ata që angazhohen gjatë mësimit tërëditor. Ai thotë se janë kuadro të tjera arsimore e mbështetëse që angazhohen pasdite me nxënës.

“SBASHK-u ia kujton MASHT-it dhe DKA-ve se me mësimdhënësit që tani janë në sistemin arsimor nuk mund të mendohet aplikimi i mësimit të tillë tërëditor, sepse ata kanë normat e tyre të plota, 20 orë mësimore me nxënës dhe 20 orë të tjera për përgatitje për procesin mësimor dhe për komunikim me nxënës e me prindër dhe prandaj ata nuk mund të obligohen që të punojnë mbi këtë normë të përcaktuar me ligj dhe me kontratë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …