Së shpejti do të nisin punimet për ndërtimin e shtratit të lumit në disa lagje në fshatin Irzniq

 

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me zyrtarin e prokurimit, dhe përfaqësues të kompanisë “Guri”-Sh.P.K .-Vrellë kanë nënshkruar kontratën e  përbashkët për ndërtimin e shtratit të lumit në fshatin Irzniq, konkretisht në lagjet: Berisha, Mushkolaj dhe Dodaj. Kryetari Ramosaj, tha se në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje që të krijojmë kushte më të mira për zhvillimin e bujqësisë në fshatrat e komunë së Deçanit, e kjo bëhet duke rregulluar kanale të ujitjes e rregullim të shtrati të lumenjve etj, duke shtuar se investimi në rregullimin e shtratit të lumit në këtë lokalitet  ka qenë i domosdoshëm. Vlen të ceket se vlera investive për ndërtimin e këtij kanali kapë shumën 35.423,60 €.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …