Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me bojkotim e dy partive më të mëdha opozitare LDK-së e Lëvizjës Vetëvendosje

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me bojkotim e dy partive më të mëdha opozitare LDK-së e Lëvizjës Vetëvendosje

Seanca e rregullt e Kuvendit ka filluar me bojkotim nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje. Këto dy parti kanë kërkuar që fillimisht të mbahet seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se opozita ka kërkuar një seancë për të diskutuar korrigjimin e kufirit. Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjfuca ka thënë se veprimet e kryetarit janë kundër kushtetuese dhe në seancën e jashtëzakonshme, opozita ka bërë një rezolutë që do t’ia ndaloj. “Po i kontribuoni një presidenti i cili ka kallxu haptas çka po don me bo. Ai po don me shkel kushtetutën e Kosovës, më 7 shtator i dështoj takimi me Vuçiqin por me 24 ka me vazhdu. Ju po bëheni pjesë e planeve të presidentit”, ka deklaruar Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …