Sebastian Kurz thotë se Austria e mbështet edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar

Sebastian Kurz thotë se Austria e mbështet edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar

Kancelari austriak Sebastian Kurz është takuar me kryetarin e SHBA-ve, Donald Trump. Në takimin e tyre të zhvilluar në Uashington, ata diskutuan edhe për çështjen e Kosovës. Kurz është kancelari i parë i Austrisë i cili në Shtëpinë e Bardhë u takua me një kryetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 13 vitet e fundit. Pas takimit, ai ka thënë se SHBA-të në Kosovë “kanë ndikim të madh që mund ta përdorin pozitivisht”. Kurz theksoi se Austria pozitivisht sheh dialogun mes Thaçit dhe Vuçiqit dhe se mund ta mbështes edhe shkëmbimin e territoreve edhe pse bëhet fjalë për një temë të ndërlikuar. “Nëse dy palët arrijnë marrëveshje për diçka, nuk duhet t’u qëndrojmë në rrugë, as evropianët as amerikanët”, porositi ai. Kurz ka bërë të ditur se Trump kërkoi që Austria ta rrisë buxhetin për ushtrinë. “Besoj se administrata amerikane ka interes për marrëdhënie të mira por në shumë pyetje kemi mendime të ndryshme”, theksoi ai në lidhje me takimin me Trumpin.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …