Segmentet e sigurisë së vendit, jo zyrtarisht, paralajmërojnë sulme terroriste në Kosovë

Segmentet e sigurisë së vendit, jo zyrtarisht, paralajmërojnë sulme terroriste në Kosovë

Jo zyrtarisht thuhet se Policia e Kosovës ka marrë paralajmërime së do të ketë sulme terroriste në Kosovë. Këto burime të besueshme brenda Policisë kanë thënë për një portal se këto paralajmërime janë shumë serioze dhe janë duke u trajtuar me shumë seriozitet nga organet e rendit. Policia është njoftuar për një përgatitje të një akti terrorist në ditët e pashkëve që janë në fund të kësaj jave. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës ka ftuar të gjithë zyrtarët e saj që të ndërpresin pushimet dhe të kthehen në vendet e tyre të punës, ndërsa është zgjatur orari deri në 12 orë për të gjithë policët. Në anën tjetër Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes një njoftimi ka këshilluar qytetarët amerikanë të kenë kujdes të veçantë gjatë pushimeve të ardhshme fetare dhe në festivale apo ngjarje të mëdha. Situata mund të jetë tepër serioze dukë parë edhe zhvillimet e kohëve të fundit lidhur me situatën politike në vend, siç është debati i madh për Demarkacionin dhe Asosacioni e po ashtu edhe për Ushtrinë e Kosovës. Kur gjithë kësaj i shtohen edhe zhvillimit rreth funksionalizimit të Gjykatës Speciale ku parashihen arrestime të figurave të larta publike dhe me ndikim në jetën publike, duket se situata politike dhe e sigurisë ndodhet tepër sfiduese, ndoshta me sfiduese qe nga shpallja e pavarësisë”, ka shtuar ky zyrtar i policisë. Është takuar edhe Këshilli i Sigurisë i Kosovës, por në njoftimin zyrtar nuk janë dhënë detaje për çfarë është biseduar aty. Ambasada amerikane në Prishtinë thërret shtetasit e vet për kujdes të shtuar në këto ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …