Sejdi Hoxha

Sejdi Hoxha: Nuk kemi pritur, e as nuk kemi besuar që qeveria jonë do të na trajtojë në këtë mënyrë

Ish-deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, për  heqjen e projekteve të rëndësishme në komunat  Skenderaj dhe në Drenas. Ai ka thënë se dy komunat në Drenicë meritojnë trajtim më të mirë të shtetit, dhe për këtë sipas tij duhet t’ia sqarojë qytetarit heqjen e këtyre projekteve. Heqja e projekteve më të rëndësishme kapitale nga ligji i buxhetit për vitin 2022 për dy komunat e Drenicës nuk i bën nderë Qeverisë së Kosovës. Dy komunat, ajo e Skenderajt dhe e Drenasit duhet të i’u sqarojnë në detaje qytetarëve për pasojat afatgjate që do të shkaktohen si rezultat i heqjes nga ligji i buxhetit të projekteve kryesore kapitale e të cilat kanë ndikim të madh në zhvillim ekonomik dhe në përmirësim te kualitetit të jetës se qytetareve të kësaj zone. Nuk kemi pritur, e as nuk kemi besuar që qeveria jonë do të na trajtojë në këtë mënyrë. Përgëzoj disa deputet të Kuvendit të Kosovës të cilët ngritën zërin në Kuvendin e Kosovës për këtë çështje. Drenica është Kosovë! ka shkruar Sejdi Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …