Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, A. Blinken tha se pjesëtarë të forcave të Rusisë kanë kryer krime lufte gjatë pushtimit të Ukrainës

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka përcaktuar se pjesëtarë të forcave të Rusisë kanë kryer krime lufte gjatë pushtimit të Ukrainës, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken më 23 mars. “Sot, mund të njoftoj se bazuar në informacionet që janë të qasshme aktualisht, Qeveria amerikane vlerëson se pjesëtarë të forcave të Rusisë kanë kryer krime lufte në Ukrainë”, tha Blinken përmes një njoftimi. “Vlerësimi ynë është i bazuar me rishikimin e kujdesshëm të informacioneve që janë të qasshme nga burimet publike dhe ato të inteligjencës”, tha Blinken. “Sikurse me çdo krim të supozuar, një gjykatë që ka juridiksion mbi krimin është përgjegjëse për përcaktimin e fajit për rastet specifike”, shtoi sekretari. Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë zakonisht ndjek penalisht krimet e supozuara të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Gjykata ia hodhi fajin VV-së për bllokadën, duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës …