Faton Klinaku

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar kundër dënimit 26 vjet burg për luftëtarin çlirimtar, Salih Mustafa

Sekretari i  OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar kundër dënimit 26 vjet burg për Salih Mustafa, se gjoja  ka kryer krime lufte. Ai ka theksuar se Gjykata Speciale bazohet në dëshmitarë të fshehur nga populli, e dënon në emër të popullit. Gjykata Speciale është një gjykatë që punon për t’i pajtuar shqiptarët e serbët; Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme, ndërsa ata pseudo prokurorë e pseudo gjykatës të kërkojnë pra më shumë mjete financiare për të vepruar edhe për shumë vite, sepse ne nuk do të fshihemi asnjëherë nga populli jonë dhe me këto politikat ndërkombëtare kurrsesi nuk do të pajtohen palët, e për çdo rast ne bëjmë përsëri luftë të drejtë, të pashmangshme dhe të domosdoshme, e ata pastaj të na dënojnë vetëm në emër të popullit serb”, ka shkruar  Sekretari i  OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Millojko Spajiq, ka folur sërish lidhur me qëndrimin e Malit të Zi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, është shprehur se qëndrimi zyrtar do të bëhet …