Një nga emrat surprizë të listës së propozimeve të sjella nga opozita për ministra teknikë është edhe ai i Kolonel Dritan Demiraj i dekoruar nga Presidenca e Republikës edhe me urdhrin “Nderi i Kombit” për kontributin e tij në fushën ushtarake. Ai u bë i njohur për opinionin shqiptar kur i dërgoi porosi të ashpra ish ministres së punëve të brendshme të koalicionit VMRO-BDI, Gordana Jankullovska, pas publikimit të bombës ku ajo degjohej duke thurrë plane për shfarosjen e shqiptarève. Interesant është fakti që në vitin 2014, Kolonel Demiraj i cili aktualisht shërben si trajnues i forcave speciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u lirua nga detyra nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli me arsyetimin se “ishte larguar jashtë vendit pa leje”. Tashmë kolonel Dritan Demiraj do të jetë Ministër i Brendshëm deri në krijimin e qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …