Selim Pacolli: Edhe pse KQZ-ja në rastin tim mori një vendim arbitrar dhe të palogjikshëm, unë do ta përfill ligjin

Selim Pacolli, aktivitetin e tij zgjedhor sot e ka filluar me një udhëtim në njërën nga linjat e autobusëve urban të kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, aktivitetin e tij zgjedhor e ka filluar me një udhëtim në njërën nga linjat e autobusëve urban. Në njoftim thuhet se për të hipur në autobus Pacolli ka pritur 20 minuta dhe për këtë premtoi se nëse fiton zgjedhjet për kryetar të Prishtinës qytetarët nuk do ta presin asnjë minutë autobusin. Pacolli u zotua se për  qytetarët e  Prishtinës do të ofrojnë autobusë efiçient të cilët nuk do ta ndotin më tej kryeqytetin. Në programet tona ne parashohim autobusë efiçientë dhe jo autobusë ‘diesel’ të cilët e ndotin ambientin. Sot ka mjaft ndotje të ambientit dhe Prishtina sot i ekspozohet ndotjeve të mëdha. Sot trafiku urban nuk po na funksionon në nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Siguroj që ne do të jemi efikas dhe nuk do të ketë asnjë minutë“, tha Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Rinumërimi i votave zbulon dallime të mëdha: rreth 15 mijë vota ndryshim, PDK dhe LVV më të prekura

Procesi i rinumërimit të votave për kandidatë për deputet në disa komuna të Kosovës ka …