Selim Selimi: 15 janari është dita që e ka bërë kthesën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Selim Selimi: 15 janari është dita që e ka bërë kthesën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Punues për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës. Me këtë rast ministri në detyrë, Selimi, tha se sot në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, më shumë se kurrë na duhen dëshmi për krimet e luftës të cilat edhe kanë për qëllim të ruajtjes së memories kolektive. “Unë sot kam ardhur me shkas, për shkak së është përvjetori i masakrës së Reçakut. Ky përvjetor, është dita që e ka bërë kthesën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Memoria për Reçakun është memorie e vajit të nënave, motrave dhe të gjithë fëmijëve, që ende kumbon në kokat tona. Qëllimi i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës duhet të jetë ruajtja e kësaj memorie”, tha ministri Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Zgjedhjet komunale bashkë me ato qendrore do t’i konvenonin Kurtit

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i interesuar …