Selim Selimi: Lufta kundër korrupsionit është detyrë e të gjitha institucioneve të drejtësisë

Selim Selimi: Lufta kundër korrupsionit është detyrë e të gjitha institucioneve të drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur sot në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havollin. Selimi në takim me Havollin, është njoftuar me aktivitetet dhe prioritetet e Agjencisë Kundër Korrupsion, natyrën e rasteve të trajtuara nga kjo Agjenci dhe njëherit u informua me angazhimin që ky institucion bën në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në Kosovë si dhe ecurinë e zbatimit të ligjeve të cilat ndërlidhen me luftën kundër korrupsionit. Po ashtu Havolli e ka njoftuar Selimin me nismën për hartimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2021 – 2025. Lufta kundër korrupsionit është detyrë e të gjitha institucioneve të drejtësisë, u shpreh ministri i Drejtësisë. Ai tha se jemi duke punuar brenda përgjegjësive tona për të siguruar rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …