leoni

Selimi: Enveri u vra në pritë të krimineleve serbë por edhe në kurthin e parapolitikës së urdhëdhënësve qeveritaro-policor

Selimi: Enveri u vra në pritë të krimineleve serbë por edhe në kurthin e urdhëdhënësve qeveritaro-policor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhet Selimi e ka kujtuar policin Enver Zymberi i cili ka rënë në detyrë 8 vite më parë në veri të vendit, me rastin e ditëlindjes se tij ku ka adresuar kritika ndaj institucioneve të drejtësisë. “Sot është ditëlindja e Enver Zymberit. Sot familja dhe kolegët e tij të punës do t’ia uronin ditëlindjen e tij të 40-të.  Enveri lindi më 3 Prill 1979 në Dubovc të Vushtrrisë. Ishte zyrtar policor në Policinë e Kosovës. Shërbente me nder e përkushtim siç kishte shërbyer edhe si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë.  Kaluan rreth 8 vite prej kur më 26 korrik 2011 Enver Zymberi u vra në rajonin e Leposaviqit në një pritë që ia zunë Policisë dhe shtetit të Kosovës.  Enveri u vra sepse ra në prite të grupeve kriminale të Serbisë brenda në Kosovë por edhe pse na ra në kurthin e parapolitikës së udhëhequr nga urdhëdhënës qeveritaro-policor.  Edhe 8 vite pas rënies së Enverit nuk ka drejtësi as për Enverin e as në vendin ku ra Enveri. Edhe tetë vite pas, atje ende veprojne grupe kriminale që vranë Enverin, ashtu siç në krye të shtetit të Kosoves ende është përgjegjësi kryesor që i vuri në kurth Policinë e Kosovës”, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …