Senatorët amerikanë i kuptojnë lidhjet historike mes Serbisë e Rusisë, por vazhdojnë ta mbështesim atë në rrugën drejt BE-së

Senatorët amerikanë:  Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis, gjatë një konference për media në Beograd theksuan se në këtë moment historik është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Evropë t’i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë dhe t’i kërkojnë llogari për veprimet e saj në Ukrainë. Senatorja Jeanne Shaheen tha se në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë biseduar edhe për vendosjen e sanksioneve nga Serbia ndaj Rusisë. “Ne folëm për këtë dhe jam e sigurt se do të vazhdojmë të flasim, mendoj se e kemi paraqitur qëndrimet tona”, tha senatorja. Senatori Chris Murphy tha se ata i përcollën presidentit serb Vuçiq qëllimin e tyre për të ndërtuar një komunitet të vendeve demokratike që do të dënonte pushtimin rus të Ukrainës. “Ne i kuptojmë lidhjet historike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Ne vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe qëndrojmë pranë popullit të Serbisë në këtë proces. Ne erdhëm në Serbi për të forcuar marrëdhëniet e mira që vendi ka me Shtetet e Bashkuara”, tha Murphy.  Vuçiç falënderoi senatorët për “mbështetjen e vazhdueshme që Uashingtoni i ofron Serbisë, në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …