Senatorja amerikane, Xhejn Shaheen, reagoi pas njoftimit se forcat serbe kanë shtuar numrin e tyre në kufi me Kosovën

Senatorja amerikane Xhejn  Shaheen ka reaguar pas paralajmërimeve se forcat serbe kanë shtuar numrin e tyre në kufi me Republikën e Kosovës. Ajo ka thënë se po e ndjek nga afër këtë situatë dhe ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të punojnë ngushtë me Amerikën  dhe BE-në për t’iu dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike që do të shmangnin dhunën e mëtejshme dhe do të ktheheshin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.  Unë po e ndjek nga afër këtë situatë. Të dy udhëheqësit duhet të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për t’i dhënë përparësi përpjekjeve diplomatike që do të shmangnin dhunën e mëtejshme dhe do të ktheheshin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të çuar përpara normalizimin pa vonesë. Nuk mund të lejojmë më jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …