Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Serbët në Veri të Kosovës shpallën Asociacionin, “Republikë Serbe”

Katër komunat në veri të Kosovës janë zgjuar me me mesazhet “Mirë se erdhe në Asociacionin e Komunave Serbe”. Pankartat  “Kjo është ASK-ja” janë vendosur në tëra rrugët e Mitrovicës  së  Veriut, në Leposaviq, Zubin Potok dhe në Zveçan. Mesazhet janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave. Këto mesazhe janë përhapur një ditë pas tensionimit të situatës në veri, ku banorët serbë të veriut kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada, si përgjigje ndaj institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me dokumentet e identifikimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …