Serbi, Llaban, ndiqet penalisht, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e zgjedh gjyqtar të Kushtetueses

Serbi, Llaban, ndiqet penalisht, Kuvendi i Kosovës me shumicë votash e zgjedh gjyqtar të Kushtetueses

Misioni i EULEX-it ka bërë të ditur se e kishte pranuar një kërkesë nga autoritetet serbe në nëntor të vitit të kaluar për arrestimin e Radomir Labanit, të cilin me shumicë të votave deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë emëruar në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Kërkesa në EULEX për arrestimin e tij ishte bërë nga Gjykata Themelore e Kralevës në Serbi.  Misioni EULEX-it ka pranuar një letër nga kryetari i Gjykatës Themelore, duke kërkuar asistencë për të ekzekutuar vendimin final. Misioni nuk ka kompetenca që të procedojë kërkesën nën mandatin aktual. Ky fakt tashmë i është komunikuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Kralevë, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen: Normalizimi Kosovë–Serbi i domosdoshëm për njerëzit në terren

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se normalizimi …