Serbia është treguar e gatshme për të blerë aeroplanë luftarakë rusë

Serbia është treguar e gatshme për të blerë aeroplanë luftarakë rusë

Beogradi zyrtar ka bërë të ditur  se do të blejë aeroplanë luftarak rusë. Ky vendim  bëhet me qëllim  për të nxitur tensionet në Ballkan në kohën kur janë rritur dyshimet për përpjekjet ruse,  që të bllokojnë vendet e rajonit t’i bashkohen NATO-s dhe BE-së. Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq pritet  të udhëtojë drejt Moskës gjatë kësaj jave për të nënshkruar blerjen e gjashtë aeroplanëve MiG 29. Sipas tij, blerja e këtyre aeroplanëve bëhet “për të ruajtur lirinë dhe sovranitetin e Serbisë. Edhe pse  Serbia me një anë është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian, Beogradi ka rritur bashkëpunimin edhe me Kremlinin. Analistët vlerësojnë se Moska ka rritur përpjekjet e saj propagandistike që ta mbajë Serbinë larg perëndimit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …