Të
gjitha strukturat paralele në pjesën veriore të vendit, përfshirë komunat ilegale,
institucionet e arsimit e të shëndetësisë që punojnë me direktiva të Republikës
së Serbisë, do të vazhdojnë të jenë aktive gjatë këtij viti. Beogradi ka paralajmëruar
se pjesëtarët e formacionit ‘Civilna Zashtita’ do të vazhdojnë të paguhen nga
buxheti i Serbisë, derisa të përfundojë integrimi i tyre i plotë në
institucionet e Kosovës në veri. Deri më tani, siç bëjnë të ditur mediet nga
veriu, nga 483 pjesëtarë, janë integruar vetëm 105 sosh.
Kontrolloni gjithashtu
Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë
Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
