Ministri rus S. Lavrov

Sergey Llavrov: Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën, por do ta çmilitarizojë atë

Ministri i Jashtëm i Rusisë,  Sergej Llavrov iu ka përgjigjur pyetjeve në një konferencë për media, ku u shpreh njëjtë  me kryetarin, Vladimir Putin se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por do ta  çmilitarizojë atë. I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkuptoi se vendi nuk mund të quhet demokratik. Më pas ai bën pretendime për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht,  në atë  vend. Ne jemi gati për negociata sa herë që forcat e armatosura ukrainase dëgjojnë thirrjen tonë dhe ulin armët”, tha ai në një konferencë shtypi në Moskë. Ministri i Jashtëm rus siguroi gjithashtu se qëllimi i pushtimit rus të Ukrainës ishte çlirimi i ukrainasve nga shtypja duke sugjeruar se Moska synonte të përmbyste pushtetin në vend. Ai gjithashtu dyfishoi pohimin e ashpër të Rusisë se nazizmi po drejton Ukrainën – një pretendim i cili është hedhur poshtë gjerësisht nga Perëndimi. Ukraina ka bërë të ditur se deri tani 137 njerëz janë vrarë – si ushtarë ashtu edhe civilë.  (BBC)

Kontrolloni gjithashtu

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore

Sulltani i Bruneit, Haxhi Hassanal Bolkiah ka ftuar kryetaren Vjosa Osmani për vizitë shtetërore.  “Gjatë …