Sërish Kuvendi i Kosovës dështon t’i ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare për shkak të mungesës se kuorumit

Sërish dështon ratifikimi i pesë marrëveshjeve ndërkombëtare financiare si shkak i mungesës se kuorumit

Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish t’i ratifikojë pesë marrëveshjet ndërkombëtare financiare për shkak të mungesës se kuorumit. Për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve do të duhej të ishin mbi 80 vota të deputetëve, ndërsa në votim merrnin pjesë vetëm 75 deputetë. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se këto marrëveshje do të shtyhen për seancën  e radhës. Ajo ka kërkuar që të mundësohet mbajtja e seancave në distance ndonëse këtë nuk e lejon rregullorja por që ka kërkuar që të ndryshohet për shkak të rrethanave.

Kontrolloni gjithashtu

Nga fronti i lirisë në piedestalin botëror: Kallashnikovi i UÇK-së bëhet pjesë e ‘Imperial War Museum’ në Londër”

Një prej simboleve më të fuqishme të rezistencës shqiptare, Kallashnikovi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, …