Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Rukiqi: Të unifikohen deputetët, është nevojë urgjente që të adresohen sa më parë kërkesat e sektorit privat

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, i është drejtuar me një letër publike deputetëve të Kuvendit që t’i lënë anash inatet politike dhe të bëhen bashkë në të mirë të qytetarëve të vendit. Ai ka thënë se është nevojë urgjente që të adresohen sa më parë kërkesat e sektorit privat që të përkrahen kërkesat e tyre. “Kuvendi i Kosovës dhe secili deputetë duhet të jetë në funksion të rimëkëmbjes ekonomike. Nevojat urgjente të bizneseve duhet të adresohen sa më parë dhe sektori privat i bën thirrje pozitës dhe opozitës të jenë të unifikuara në përkrahjen e ekonomisë së vendit”, thuhet në letrën e kryetarit të OEK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …