Brickos

Sërish tym, përplasje, kaos në Kuvendin e Shqipërisë, nga Sali Berisha me 5 deputetët që i kanë mbetur besnikë

Deputetët e  Sali Berishës, mbledhnin karriget në mes të sallës së Kuvendit, por ata janë penguar nga Garda. Ata bënë përpjekje  të hidhnin karriget pranë foltores, por Garda krijoi një kolonë, duke mos lejuar një gjë të tillë, edhe pse karriget u hodhën shumë pranë tyre. Kjo solli tensione dhe debate nga ana e opozitës. Ndërkohë në video shfaqet deputeti Asllan Dogjani teksa debaton ashpër me një punonjës të Gardës, ku i shprehet që të lëshojë karrigen dhe mos ta prekë, teksa përplasen dhe fizikisht. Deputetët e PD dëgjohen teksa iu thonë gardistëve; “Lërini karriget, punëtorë të komunales jeni ju?”. Deputeti Ervin Salianji u ngrit mbi tavolinë dhe grumbullonte karriget në Foltore bashkë me deputetët e tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …