Brickos

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar qeverinë Kurti për shkarkim e bordit të AKP, dhe emërimin e bordit të ri. Sipas tij Kurti po do ti kapë institucionet në emër të çkapjes. “Po e shoh njëfarë tendence, e pash edhe sot në Komisionin Parlamentarë, edhe jam ka pe nijë, diqysh po ju ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin. Kurti e ka përdorë, dhe doli në foltore, çka ka qef me dëgju populli tha: Na e nalum hajnin në Kosovë, edhe ma nuk ka hajni AKP-ja mshelet, shuhet. AKP sot nuk është shuar. AKP është qatu”, tha ai. “Paramendoni çfarë argumenti një takim i bordit kushton 20 mijë euro, e i këtij bordit të ri sa kushton?!,”. Nuk është këtu një parti shtet, diqysh fortë është ka i ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin” tha ai

Server: Jo revolucion, por përpjekje serioze për të ndërtuar shtetin e Kosovës dhe rrugëtim drejt NATO-s

Jo revolucion, por përpjekje serioze për të ndërtuar shtetin e Kosovës dhe rrugëtim të shpejtë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është ajo çfarë pret prej kryeministrit Albin Kurti eksperti për çështjen e Ballkanit, Daniel Serwer. Ish-diplomati amerikan, që nuk ka qenë i kënaqur me mjetet që ka përdorur Vetëvendosja në të kaluarën, thotë se fokusi kryesor i ish-opozitarit Kurti duhet të jetë fuqizimi i sundimit të rendit dhe ligjit. Deri tani ka pasur kritika se lidershipi kosovar shumë vendime i ka marrë nën presionin e diplomatëve të huaj. Ish- ambasadori amerikan në Itali ka thënë në intervistën e javës për “Kohën Ditore” se të gjitha qeveritë i nënshtrohen presionit, dhe këtu përjashtim nuk do të ketë as për Kurtin. “Por shkathtësia e udhëheqësve këtu është që ta përdorin atë presion për të sjellë sa më shumë përfitime për qytetarët e vendit tuaj”, ka theksuar Serwer. Një nga çështjet e para me të cilat duhet të merret Qeveria e re është pezullimi i taksës ndaj mallrave me origjinë nga Serbia dhe kthimi në tryezën e negociatave. Por Serwer vlerëson se Prishtina nuk duhet të nxitohet në këtë proces, edhe për faktin se Serbia së shpejti do të jetë në një periudhë parazgjedhore. Sipas mendimit të Serwerit, një marrëveshje e mirë do të përfshinte pezullimin e fushatës serbe kundër njohjeve; pezullimin e tarifave për mallrat serbe dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve të mëparshme të arritura në dialogun e Brukselit- veçanërisht marrëveshjen për energjinë.(KD)

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …