leoni

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar qeverinë Kurti për shkarkim e bordit të AKP, dhe emërimin e bordit të ri. Sipas tij Kurti po do ti kapë institucionet në emër të çkapjes. “Po e shoh njëfarë tendence, e pash edhe sot në Komisionin Parlamentarë, edhe jam ka pe nijë, diqysh po ju ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin. Kurti e ka përdorë, dhe doli në foltore, çka ka qef me dëgju populli tha: Na e nalum hajnin në Kosovë, edhe ma nuk ka hajni AKP-ja mshelet, shuhet. AKP sot nuk është shuar. AKP është qatu”, tha ai. “Paramendoni çfarë argumenti një takim i bordit kushton 20 mijë euro, e i këtij bordit të ri sa kushton?!,”. Nuk është këtu një parti shtet, diqysh fortë është ka i ngutet që në emër të çkapjes me kap sa më shpejt shtetin” tha ai

Server: Nëse Asociacioni krijohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës, ka më pak rrezik të bëhet Republikë Serbe

Profesori dhe analisti njohur amerikan, Daniel Serwer, thotë se zgjidhja për Kosovën e Serbinë e propozuar në planin franko-gjerman, që nuk e përmban njohjen e ndërsjellë, është fazë e përkohshme. Ai thotë se presidenti serb s’e do këtë plan, i cili edhe pse i përkohshëm, synon njohjen përfundimtare mes dy fqinjëve. “I vetmi fund i vërtetë i këtij konflikti është njohja reciproke e sovranitetit dhe integritetit territorial. Çdo gjë më pak se kjo është një fazë e përkohshme”, ka thënë Serwer.  Diplomati Derek mban portofolin e Ballkanit në emër të Sekretarit të Shtetit. Vizita e tij është një sinjal se nivelet më të larta të Departamentit të Shtetit janë të shqetësuar për Ballkanin dhe duan ta çojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja në një përfundim të suksesshëm”, thotë Serwer.  “Këmbëngulja e tij që Asociacioni të bazohet në Kushtetutën e Kosovës është e rëndësishme. Kjo nuk ka qenë gjithmonë e qartë në deklaratat e kaluara amerikane. Megjithatë, unë shoh pak perspektivë për krijimin e tij, përveçse në kontekstin e njohjes reciproke. Nëse Serbia e njeh në mënyrë eksplicite sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe Asociacioni krijohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës, atëherë unë shoh shumë më pak rrezik që ajo të bëhet Republika Serbe e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe për korrupsion

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar qeverinë aktuale për keqpërdorime me paratë publike dhe …