Brickos

SH.F.M.U. ,,Avni Rrustemi” në Irzniq më ngrohje qendrore

Në SH.F.M.U “Avni Rrustemi” në Irzniq të komunës së Deçanit u bë përurimi i ngrohjes qendrore nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik z.Blerand Stavileci, drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku dhe drejtori i kësaj shkolle z.Mehdi Doda.

Më ketë rast drejtori i DKA-së z.Qazim Maloku tha se fillimisht duhet falënderuar kryetarin e komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, për bashkëpunimin mes komunë së Deçanit dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, në realizimin e këtij projekti në të mirë të nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle. Vetë fjala ngrohje nënkupton se krijohen kushte më të mira në shkollë si për nxënës, po ashtu edhe për mësimdhënës andaj ky projekt ka qen i mirëseardhur duke shpresuar se projekte të tilla do të kemi edhe në të ardhmen, për të tjera shkolla të komunës së Deçanit.

E në anën tjetër z. Stavileci, tha se projekte të tilla do të ketë në vazhdimësi  dhe do të kem nderin të përurojmë me komunën e Deçanit. Në vazhdimësi po bëjmë përpjekje që projekte të tilla të përurojmë në të ardhme edhe në komunë e Deçanit sepse duke përuruar projekte të tilla ne si ministri sigurojmë një ambient më të ngrohtë për mësimdhënie dhe mësimnxënje. Edhe drejtori i kësaj shkolle z.Mehdi Dodaj falënderon Komunën e Deçanit dhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik për ketë investim të bërë në shkollën ,,Avni Rrustemi’’ në fshatin Irzniq, ku aktualisht mësimet i vijojnë mbi 300 nxënës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …