Shaip Kamberi

Shaip Kamberi njofton bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Parlamentit serb. Ai e ka marrë këtë vendim në shenjë proteste ndaj krizës politike dhe mungesës së vullnetit për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kamberi ka theksuar se përpjekjet për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Serbi nuk kanë pasur sukses dhe se demokratizimi i vërtetë kërkon ndryshime thelbësore në politikën serbe. Ky njoftim vjen pas protestave masive antiqeveritare në Serbi dhe përleshjeve me policinë.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për …