Shaip Kamberi

Kamberi: Serbia është shtet i papërfunduar, pa të ardhme të zgjidhur ende, për shkak të aspiratave të saj territoriale

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka pasur përsëri një fjalim mjaftë domethënës. Kamberi ka deklaruar se Serbia është një shtet i papërfunduar dhe se çështja e së ardhmes së saj nuk është zgjidhur ende, për shkak të aspiratave territoriale. Ai deklaroi gjithashtu se nacionalizmi ekstrem serb që mbizotëroi gjatë viteve 1990 në thelb ka ndryshuar vetëm formën. Deputeti shqiptar theksoi se Serbia ka krijuar një shtet kombëtar homogjen i cili përjashton kompromisin për pakicat. Duhet përkujtuar që Shaip Kamberi pati edhe para disa javësh një fjalim mjaftë të fuqishëm në këtë Parlament, ku më pas vendosi edhe flamurin kombëtar shqiptar në foltoren e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …