Shala: Prokuroria ka paraqitur prova të sajuara kundër meje

Sot në Gjykatën Themelore të
Prishtinës filloi seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Shala, ish
këshilltar i ish ministrit Limaj. Në fjalën para trupit gjykues, i akuzuari
Endrit Shala, që akuzohet për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës
zyrtare dhe marrje të ryshfetit, theksoi se provat që ka paraqitur prokuroria
kundër tij, janë të sajuara dhe inekzistente. Të gjitha provat që ka prokuroria
kundër meje janë katër faqe. Dyshoj se ato letra janë gjetur në shtëpinë e
ish-ministrit Limaj, por ato kanë shkuar në Prokurori nga kanale tjera, theksoi
I akuzuari, Endrit Shala. Ndërkohë ndaj këtyre deklaratave ka reaguar prokurori
Charles Hardway, i cili tha se Shala po hyn në pjesën e provave, gjë që është
pranuar nga Trupi Gjykues.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …