Shala: Raporton para Komitetit për Arsim, kulturë, rini dhe sport

Drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Malishevës, Fitim Shala, njoftoi anëtarët e komitetit për arsim me aktivitetet që fillojnë sot e deri më, 16 qershor, për Ditën e Çlirimit të Komunës së Malishevës dhe Ditën e Dëshmorëve. Aktivitetet fillojnë sot me shpalljen e rezultateve të konkursit letrar dhe do të vazhdohet për shtatë ditë me aktivitete, sportive, përurim veprash, dhurim gjaku dhe me  manifestimin qendror, ”Marshojmë së bashku për nderim të dëshmorëve”, me pjesëmarrje, të institucioneve komunale, arsimore, shëndetësore si dhe të shoqatave e klubeve të cilat zhvillojnë veprimtaritë në Komunën e Malishevës. Anëtarët e komitetit, vazhduan me vizita në SHFMU-të ” Hasan Prishtina”, në Tërpezë dhe  ” Rifat Berisha”, në Berishë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …