SHBA hap “Dialogun Strategjik” me Serbinë – Vuçiq përfiton, Kosova dhe rajoni në rrezik

Beogradi dhe Uashingtoni kanë paralajmëruar nisjen e një “Dialogu Strategjik” për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ky zhvillim, i cilësuar si “fitore diplomatike” për Aleksandar Vuçiqin, po ndodh në një kohë kur Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës. Ndërsa Uashingtoni flet për “partneritet strategjik”, realiteti është i qartë: Serbia po shpërblehet me marrëdhënie të privilegjuara, pavarësisht politikave destruktive dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë. Për Kosovën, kjo qasje është një shuplakë politike, sepse krijon përshtypjen se agresioni dhe refuzimi i sovranitetit mund të shpërblehen, jo të ndëshkohen. Analisti Boshko Jakshiq thekson se “temat e ndjeshme të Bosnjës dhe Kosovës nuk janë pengesë për Beogradin për të hyrë në Dialogun Strategjik me SHBA-në” – një sinjal alarmues që dëshmon se Vuçiqi di të shfrytëzojë dobësitë e politikës amerikane për interesa të ngushta. Kujtojmë se gjatë mandatit të parë të Trumpit, u nënshkrua Marrëveshja e Uashingtonit mes Serbisë dhe Kosovës – e cila dështoi pothuajse plotësisht në zbatim. Sot, në vend të kushteve dhe përgjegjësisë, Beogradi sërish hyn në një partneritet të ri me SHBA, ndërkohë që bllokon dialogun me Kosovën dhe e përdor veriun për tensione të vazhdueshme. Vuçiq është treguar mjeshtër në dy lojë: në Bruksel hiqet si “dialogues i vështirë”, ndërsa në Uashington shfaqet si partner strategjik. Serbia vazhdon të mbetet nën hije të politikës ruse, ndërkohë që destabilizimi i Kosovës dhe Bosnjës i shërben direkt axhendës së Kremlinit. Në këtë rrethanë, Kosova dhe rajoni rrezikojnë të mbeten peng i një partneriteti që legjitimon regjimin autoritar të Vuçiqit dhe i jep Serbisë një kartë të re për të luajtur kundër fqinjëve të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale, politika mbi ligjin: Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së sfidon akuzat e ndërtuara politikisht

Strategjia e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës po tregon më …