SHBA ndryshon qasjen në Ballkan: Fokus te stabiliteti, partneritetet dhe interesat strategjike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga politika e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta dhe ndërtimit të shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar tashmë te stabiliteti rajonal, partneritetet strategjike dhe interesat ekonomike. Kjo thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar Kongresit Amerikan. Në raport theksohet se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën përmes misionit të NATO-s, KFOR, si dhe transformimit të FSK-së në një forcë profesionale dhe multietnike. Po ashtu, Washingtoni do të vazhdojë të inkurajojë dialogun Kosovë–Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme. Dokumenti nënvizon se prioritetet amerikane në rajon mbeten luftimi i ndikimit rus dhe kinez, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, investimet në energji dhe siguri, si dhe ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Izmi Zeka: Njeriu i UDB-së serbe në Gjilan, Sinan Rexhepi i njohur si Sinan Zhegra, veteran i UÇK-së (!)

Izmi Zeka: Kosova po e humb besimin e SHBA-së, diplomacia është zëvendësuar me retorikë

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka vlerësuar se raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …