SHBA-të kanë paralajmëruar Pekinin se Kina do të ketë pasoja nëse ndihmon Rusinë në luftën ndaj Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Pekinin zyrtar se Kina do të ketë pasoja nëse ndihmon Rusinë në luftën e saj për ta pushtuar Ukrainën. Njoftohet se gjatë takimit në Mynih, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka biseduar me homologun kinez Wang Yi, dhe ia ka bërë të qartë se Kina do të përballen me pasoja të rënda nëse Pekini i ofron mbështetje materiale Rusisë në pushtimin e Ukrainës. Një zyrtar i lartë i State Departamentit, në kushte anonimiteti ka theksuar se se Kina po tenton të ulet në dy karrige, duke pretenduar se dëshiron t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit, por të njëjtën kohë që ndërmarr “hapa brengosës” me qëllim ta mbështetë pushtimin rus në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI dorëzon rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se deputetët e Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kanë …