Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se ka bërë një propozim për të zgjidhur situatën në veriun e Kosovës

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se ka  bërë një propozim për të zgjidhur situatën në veri, të krijuar pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës. Ai para Këshillit të Ministrave të BE-së tha se propozimi i BE-së  duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë. Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti dhe  presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë. Më është dashur t’iu bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve së kaluara për të cilën janë rënë dakord shumë vite më parë dhe unë jam duke kërkuar për një zgjidhje”, tha ai. Punimet e Këshillit të Ministrave mbahen sot dhe nesër, ndërkohë do shqyrtohen edhe tema të tjera.

 

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …