Josep Borrell: Kryetarët e komunave në veri të punojnë në lokacione të tjera dhe zgjedhjet të mbahen shpejt

Shefi i Bë-së, Josep Borell, duke folur për planin evropian tha se kjo marrëveshje sjell shumë shpresë për normalizimin e raporteve

Shefi i Bë-së, Josep Borell gjatë konferencës për media në Tiranë,  pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe takimin e Ohrit që do të mbahet më 18 mars. Borell ka thënë se palët janë pajtuar për planin franko-gjerman qysh në takimin e 27 shkurtit, në Bruksel. Tani ka mbetur që të ketë një pajtim edhe për Aneksin e Implementimit. Borell sqaroi se në të kaluarën ka pasur marrëveshje të shumtë të cilat asnjëherë s’janë zbatuar dhe se një situatë e tillë s’mund të përsëritet. Kjo marrëveshje sjell shumë shpresë për normalizimin e raporteve. Por një tjetër gjë është marrëveshja dhe tjetër gjë se si dhe kur zbatohet marrëveshja. Sepse ka marrëveshje të nënshkruara të cilat s’janë zbatuar ndonjëherë dhe kjo s’mund të ndodh përsëri, saktësoi shefi i BE-së, Josef Borell.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Korrupsioni moral e politik lejon formimin e qeverisë, thirrje për votim të hapur në Kosovë

Analisti Hisen Berisha paralajmëron se formimi i qeverisë nga Kryeministri Albin Kurti nuk ka ardhur …