Edi Rama: Nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë pa lirimin e tre policëve

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodh, tha Edi Rama

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është gjëja më e mirë që mund të ndodh, ka thënë sot në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një konference për media, pas takimit me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe komisionarin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Edi Rama shpreson që Kosova dhe Serbia ta përqafojnë planin e BE-së. Ju na keni dëshmuar respekt, përkushtim dhe vullnet të palëkundur për të na mbështetur në këtë rrugë që tani më është e hapur, e drejtë dhe natyrisht jo pa vështirësitë e veta. Më vjen shumë mirë që atmosfera e kësaj mbledhje ishte jashtëzakonisht pozitive. Kemi dakordësi të plotë në të gjithë boshtin e kësaj strategjie. Shqipëria sot nuk është më në fund të trenit të integrimit, por është në krye të këtij rajoni ku roli ynë vlerësohet si model në aspektin e paqes, dialogut dhe normalizimit. Në këndvështrimin tonë, propozimi është gjëja më ë mirë që mund t’u ndodh atyre. Unë dua të besoj me gjithë zemër se asnjëra palë nuk do t’ia lejojë vetës të mos e përqafojë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij sepse realisht BE-ja dhe Amerika iu kanë ofruar palëve dhe rajonit një rrugë të re, ka saktësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …