leoni

Gabriel Escobar

Gabriel Escobar, dy ditë para takimit në Ohër, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktivë dhe fleksibilë

Emisari amerikan  për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktivë dhe fleksibilë, përpara takimit në Ohër. Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon, tha i dërguari amerikan,  Gabriel Escobar. Amerika pret  që të dyja palët të jenë serioze në kërkimin e këtyre mundësive dhe të gjejnë një mënyrë për të qenë fleksibile dhe konstruktive, për të shfrytëzuar këtë mundësi që të ofron jo vetëm Evropa e Amerika, por edhe komuniteti transatlantik. Pritjet tona janë që të dy liderët të jenë në gjendje të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe se ata do të punojnë për ta bërë këtë marrëveshje realitet. Të mendojnë për pengesat, të kërkojnë mënyra për t’i kapërcyer ato dhe të largohen nga takimi duke kuptuar se do të vazhdojnë të punojnë deri në zgjidhje”, tha i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …