Josep Borrell

Shefi i BE-së, Josep Borell, propozoi heqjen e sanksioneve që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës

Shefi i  BE-së, Josep Borell, propozoi  heqjen e masave që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës. Kjo çështje u diskutua në Bruksel, por  diskutimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, theksoi rëndësinë e vendimit të ardhshëm të shteteve anëtare të BE-së. “Ky është një diskutim që duhet bërë në Bruksel. Tani është në dorën e shteteve anëtare,” tha Rohde, duke shtuar se tërheqja e masave është një opsion i mundshëm, por që ende kërkon konsensus. Disa shtete anëtare nuk janë në një mendje me Borrellin. Mungesa e konsensusit ka bërë që të konsiderohet heqja graduale e masave si një zgjidhje e mundshme, raportoi Evropa e Lirë.  BE nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare lidhur me hapat e mëtejshëm dhe një vendim përfundimtar për masat që janë në fuqi për më shumë se një vit. Pritet që kjo çështje të diskutohet dhe konkretizohet në fillim të javës së ardhshme në Këshillin e Ministrave të Jashtëm, ku do të marrin pjesë edhe kryediplomatët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Republika e Kosovës e mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial

Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt

Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se …