Shefi i BE-së, Josep Borrell ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme

Shefi i BE-së, Josep Borrell, ka ftuar një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për javën e ardhshme për ta menaxhuar krizën në Veri që u ashpërsua pas kapjes së tre policëve të Kosovës. Lënia e tyre në paraburgim prej 30 ditësh nga një gjykatë në Kralevë dje e ka komplikuar edhe më shumë planin e Kryediplomatit të BE-së për t’i sjellë në Bruksel Kryeministrin Kurti dhe Presidentin e Serbisë. Borell nuk tregoi se në çfarë niveli do të jetë ky takim. “Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, kishte thënë Borell. Kryeministri Kurti ende nuk ka konfirmuar vajtjen në Bruksel, por për këtë ftesë për këtë ka folur në Forumin e Prespës. Ai edhe me këtë  rast me një mendjemadhësi naive e ka  thumbuar shefin e BE-së, Josep Borell.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, takon udhëheqësit e Mbrojtjes në Shqipëri për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, është takuar sot me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro …