Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po qëndron për një vizitë në Shqipëri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po qëndron për një vizitë në Shqipëri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po qëndron për vizitë në Shqipëri. Ai dje ka zhvilluar disa takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Shqipërisë. Në Kuvendin e Shqipërisë, në konferencën për media bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, Tahiri ka theksuar se bashkëpunimi bilateral mes dy parlamenteve, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, në tema që lidhen me nisje legjislative dhe diplomaci parlamentare janë tepër me rëndësi. Ai ka treguar për temat që kanë diskutuar dhe që duhet të trajtohen nga të dyja vendet. “Ndihma e Parlamentit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO; Mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës përmes ndikimit që Kuvendi i Shqipërisë ka në këtë institucion; Bashkëpunimin energjetik”, ka thënë Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …