Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se kryeministri, Albin Kurti fajëson të tjerët për dështimet e veta

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti fajëson të tjerët për dështimet e veta. Ai në postimin për ‘të arriturat’ në fushën e luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit ia atribuoi vetes rezultatet e arritura nga institucionet e agjencive të pavarura në luftimin e kriminalitetit dhe manipuloi qytetarët me shifra e fjalë”. Abelard Tahiri  tha se  se përgjegjësia e Qeverisë është hartimi dhe miratimi i politikave dhe ligjeve që forcojnë luftën kundër krimit. Por qe dy vjet qeveria ‘Kurti’ nuk ka miratuar asnjë politikë ose ligj që forcon luftën kundër kriminalitetit. Përkundrazi, ka marrë veprime që në fakt e dobësojnë sundimin e ligjit. Qe gati 5 muaj nuk e ka zgjedhur drejtorin e përgjithshëm të Policisë, për të cilën pozitë kishin aplikuar vetëm 5 kandidatë, ose 3%, nga ata të cilët kishin të drejtë të aplikonin. Ky numër tejet i vogël është pikërisht rezultat i ndërhyrjeve të vazhdueshme të kryeministrit Kurti në punën e Policisë, ndërhyrje që ka ndikuar që pjesëtarët e policisë të mos kenë besim e vullnet për të punuar me këtë qeverisje”, ka  deklaruar Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …