Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia

Shefi për energjinë bërthamore në Ukrainë, propozoi vendosjen e një force paqeruajtëse të OKB-së në centralin e Zaporozhjes

Shefi për energjinë bërthamore në Ukrainë, propozoi vendosjen e një force paqeruajtëse të OKB-së  në centralin e Zaporozhjes. Impianti i cili u pushtua që në ditët e para të luftës së Rusisë në Ukrainë ka qenë shpesh herë objektiv sulmesh, me palët që akuzojnë njëra-tjetrën. Inspektorët e Agjencisë Bërthamore vizituan javën e kaluar dëmet e shkaktuara në central dhe rekomanduan caktimin e një zone të çmilitarizuar rreth tij. Presidenti rus, Putin i pranoi shqetësimet e ngritura nga ANEB, por i kërkoi asaj që të tregonte të vërtetën se Ukraina fshihej pas sulmeve. Putin e cilësoi ANEB një organizatë të përgjegjshme, por që ndodhet nën presion të vazhdueshëm. Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore vizitoi për dy ditë centralin e Zaporizhzha dhe kreu i saj Rafael Grosi prezantoi gjetjet e ekspertëve, sipas të cilëve duhen marrë masa për çmilitarizimin e zonës për shmangien e një katastrofe disa herë më të madhe nga ajo e Cernobilit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …