Shefja e Hetimeve të Gjykatës Speciale pranon takime me zyrtarë serbë

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin e tij “Opinion” ka zbuluar të dhëna që tregojnë ndikimin e Serbisë në proceset e Gjykatës Speciale për UÇK-në. Në emisionin e titulluar “Dëshmitë false ndaj procesit të UÇK-së”, janë publikuar rrëfime të disa dëshmitarëve që pohojnë se raportet dhe dëshmitë kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së kanë pasur si burim final Serbinë. Në mesin e dëshmive u transmetua edhe ajo e Zdenka Pumper, Shefe e Hetimeve në Gjykatën Speciale, e cila pranoi publikisht se ka takuar disa herë zyrtarë serbë. “Mendoj se jam takuar me zyrtarë serbë në tre ose katër raste”, ka deklaruar Pumper para trupit gjykues, duke shtuar se edhe kolegët e saj kanë zhvilluar takime të ngjashme. Ajo ka shpjeguar se bashkëpunimi është zhvilluar përmes Prokurorisë Serbe për Krime Lufte, e cila më pas ka urdhëruar Policinë Serbe për të siguruar dëshmitarë dhe prova. Pas publikimit të kësaj dëshmie, Fevziu ka ngritur pyetjen publike: “A është normale kjo?”, duke vënë në dyshim pavarësinë dhe paanshmërinë e Gjykatës Speciale ndaj Kosovës dhe ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria gati të hyjë në BE pa të drejtë vetoje, synim anëtarësimi deri në 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se vendi i tij është gati të vazhdojë …