Shefqet Hasani: Qeveria e Serbisë ka financuar në këto banesa me karakter politik

Shefqet Hasani: Qeveria e Serbisë ka financuar në këto banesa me karakter politik

Shefqet Hasani, babai i vajzës e cila ra nga kati i tretë i banesës, disa ditë më parë në Lagjen Dardania, në Prishtinë ka thënë se nga aksioni i parë kur u larguan gjashtë familje vajza e tij është në spital, në vend se të jetë në shkollë.  “Goditet dera dhe rrëmbehet bija ime, tërhiqet zhag.  Këto janë skena që i kemi  përjetua në kohën e regjimit të Serbisë, kemi menduar që këto nuk do të përsëriten por për fat të keq këto po përsëriten. Këtu te na gjithçka është më shtrenjtë përpos jetës së njeriut. Në çdo shtet së pari ia siguron banimin pastaj e dëbon nga aty por në këtë rast këta po duan të përfitojnë. Uzurpatorë janë ndërmarrja kryesore edhe e dinë ata për bashkëpunëtorët e tyre, duhet të verifikohet dokumentacioni i tyre, se Qeveria e Serbisë ka financuar për këto banesa me karakter politik, këtë e dinë “BVI-të”, tha Shefqet Hasani për Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …