Duke e parë që në trevat shqiptare faktorit psikologjik në shoqëri nuk i kushtohet fare rëndësi, do të mundohem të spjegoj si ndikon ai në formimin e karakterit të njeriut dhe rolin e tij në marrëdhënijen mes votuesit dhe politikanit në Kosovë.
Edhe fakti që psikologjia si degë e re te ne është shumë e vonshme, në këtë drejtim na ka lënë poashtu mjaft prapa. Ata libra të paktë të përkthyera në gjuhën shqipe, më shumë ishin libra praktik që luftojnë stresin, që nxitin mendimin pozitiv, që rritin vetëbesimin momental, etj. Forcimi i personalitetiit me këto metoda është aq afatshkurtër, sa pas një kohe të shkurtër, njeriu i forcuar kështu dëshprohet deri në zhgënjim.
Sipas Frojdit karakterin e njeriut mund t’a përcaktojmë në bazë të sjelljeve të tij, që dmth sjellje të caktuara përcaktojnë tipare të caktuara të karakterit.
Psh tipari “të jesh trim” përcaktohet nga sjelljet që synojnë arritjen e një qëllimi të caktuar, me çdo çmim, qoftë edhe duke sakrifikuar mirëqenjen, lirinë a jetën.
Por, duke studiuar motivin e një sjelljeje të caktuar, shohim që e njejta sjellje i përgjigjet tipareve të shumta dhe krejt të ndryshme, madje të kundërta të karakterit.
Kështu motivi i sjelljes së të qenit trim mund të jetë ambicja për të vënë edhe jetën në rrezik vetëm e vetëm për të plotësuar egoizmin, etjen për para, për famë, për pushtet, apo ndonjë kompleks tjetër. Krejt ndryshe qëndron puna me motivin e vetëmohimit për një ide të madhe, për një qëllim të lartë e human.
Për shembull: një udhëheqës politik në një moment të caktuar, do të sillet ndryshe nëse i intereson pushtet ndërsa ndryshe nëse i intereson mirëqenja e qytetarëve dhe e shoqërisë në tërësi. Ndryshe nëse është në shërbim të agjenturave, ndryshe nëse është në shërbim të vendit të tij.
Vetëm në ato momente të rralla ku kërkohet qëndrim konkret në dobi të interesit të përgjithshëm, në dobi të popullit a shoqërisë, do të arrijmë të dallojmë se ç’ njeri qëndron pas atij të cilit i kemi besuar kaq shumë.
Prandaj kjo lloj trimërie e motivuar nga ambicja për pushtet apo në shërbim të interesave të huaja, është shumë e dyshimtë dhe herët apo vonë del në shesh, varësisht prej shkallës së vetëdijes së votuesve.
Normal mendjet e thjeshta nuk e vërejnë, por mendjet e larta po.
Këto momente arrijmë t’i shohim shpesh nëpër filma artistik, por në jetën reale nuk dallohen aq lehtë.