Beteja e Kacandollit

Shënohet 18-vjetori i Betejës së Kaqanollit

Sot shënohet 18-vjetori i njërës prej betejave më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap por në tërë Kosovën, betejë kjo e njohur si “Beteja e Kaqnollit”, e cila shënon përballjen e  parë frontale në Llap, që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave të okupatorit serb. Ishte kjo beteja e parë, ku trimat dhe trimëreshat e lirisë, të rreshtuar në radhët e UÇK-së në Zonën e Llapit u ndeshën me forcat barbare serbe dhe zhvilluan luftime për tri ditë me radhë duke i shkaktuar forcave armike humbje të mëdha, si në njerëz ashtu edhe në teknikë luftarake. Gjatë betejës më 15, 16 dhe 17 shtator të vitit 1998 ranë edhe shtatë dëshmorë: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu, si dhe u plagosën disa luftëtarë të tjerë. Në shenjë përkujtimi për dëshmorët e rënë në këtë betejë dhe heroizmit të luftëtarëve të lirisë në vendin ku u zhvillua beteja pranë lapidarit pritet të marrin pjesë familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar dhe qytetarë liridashës të kësaj ane ku do të  bëhen homazhe dhe do të vendosen  kurora lulesh, si dhe do të evokohen kujtime për dëshmorët dhe betejën e lavdishme të UÇK-së.(Milazim Kadriu)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …